Loading…

Zelensky thotë se sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, janë aktivizuar pothuajse në tërë territorin e Ukrainës

  • 06/07/2022 | 09:04

Zelensky thotë se sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, janë aktivizuar pothuajse në tërë territorin e Ukrainës

Zelensky thotë se sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, janë aktivizuar pothuajse në tërë territorin e Ukrainës


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, janë aktivizuar në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.

Ai theksoi se kjo po ndodhë pas një periudhe relativisht “të gjatë dhe të qetë” – duke nxitur njerëzit të kaplohen nga paniku, transmeton Telegrafi.

“Nuk duhet kërkuar logjikë tek veprimet e terroristëve”, tha Zelensky në adresimin e tij më të fundit.

“Ushtria ruse nuk pushon. Ka vetëm një detyrë – t’ua marr jetën njerëzve – të tmerroj ata – kështu që kur të aktivizohen sirenat të ndjenjë terrorin”, shtoi presidenti ukrainas.

Ndryshe nga 24 marsi kur Rusia filloi pushtimin në Ukrainë, kanë humbur jetën mijëra civilë dhe ushtarë, kurse dëmet materiale vlerësohet se kapin shumën e afro 900 miliardë dollarëve.

Në anën tjetër, ushtria ruse po vazhdon me sulmet si nga ajri, deti dhe toka, duke mos e kursyer as edhe një civil, pasi në shumicën e rasteve ku po kryhen sulmet po e pësojnë civilët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë