Ukraina ka çliruar të tjera vendbanime në Kherson dhe Luhansk derisa Rusia po provon të përforcojë frontin në qytetin Kreminna në frontin lindor për të mbrojtur Severedonetsk dhe Lysychansk që i pushtuan me aq mund e gjak verës, transmeton Gazeta Metro.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase kanë çliruar vendbanime të tjera në rajonin e Kherson të mërkurën, një prej rajoneve pjesërisht të pushtuara që Mioska pretendon se i ka aneksuar.
Tash kur forcat ruse po tërhiqen nga vijat e frontit në jug dhe lindje, Zelensky tha në një adresim të mërkurën mbrëma se qytezat se Novovoskresenske, Novohryhorivka dhe Petropavlivka, në verilindje të Kherson janë çliruar.
Gjatë adresimit publik, Zelensky tha se ai dhe zyrtarët e tij të lartë ushtarak janë takuar të mërkurën për të diskutuar strategjinë të gjitha tokave të okupuara nga Rusia.
Zelensky e ktheu adresimin në rusishte duke iu drejtuar forcave pro –ruse, duke iu thënë se ata tashmë kanë humbur.
“Ukrainasit e dinë se për çka po luftojnë. Çdo ditë e më tepër qytetarë të Rusisë po e kuptojnë se atyre iu duhet thjeshtë duhet të vdesin pasi një person nuk dëshiron të ndalojë luftën” tha ai duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.
“Edhe nëse ju gjeni diku një armë tjetër diku në botë sikur ato Shahidet iraniane që i përdorni për të bombarduar qytetet tona … s’do t’iu ndihmojnë edhe ashtu. Ju tashmë keni humbur.”
Guvernatori rus në Luhansk, Rodion Miroshnyk, e la pranuar se rajonet përreth Kremina dhe Svatove janë pushtuar e qytetet po kërcënohen seriozisht..
Të martën Zelensky kishte thënë se beteja të ashpra po vazhdojnë në shumicën e frontit pas kundërsulmit ukrainas. “Shumë ushtarë rus po përpiqen të arratisen, armata pushtuese po ballafaqohet me humbje të mëdha”.
Siç ishte përfolur gjatë sulmit të rrufeshëm ukrainasit kanë shfrytëzuar me dinakëri pajisjet ushtarake ruse për t’i mashtruar forcat ruse në thellësi. Sipas pamjeve të betejës nga fronti në jug shihet se kjo si duket është e vërtetë./gazetametro.net