Loading…

Zelensky takohet me zv/presidenten Harris: SHBA mbështet fuqishëm Ukrainën

  • 19/02/2022 | 16:26

Zelensky takohet me zv/presidenten Harris: SHBA mbështet fuqishëm Ukrainën

Zëvendës presidentja e SHBA’ve, Kamala Harris, u takua të shtunën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Mynih dhe u zotua për veprim të bashkuar me aleatët anembanë globit nëse Rusia do të pushton Ukrainën, duke përfshirë sanksione “të rënda” ekonomike, transmeton Gazeta Metro.


Harris është takuar me aleatët në Evropë, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe liderët e shteteve baltike, duke kërkuar të paraqesë një front të bashkuar përballë agresionit nga Moska. Ajo gjithashtu foli në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Të shtunën ajo përsëriti se do të kishte sanksione “të rënda” për Rusinë nëse do të pushtonte.

Ajo iu drejtua presidentit ukrainas: “Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht rëndësinë e integritetit territorial të Ukrainës dhe sovranitetit tuaj, dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Ukrainën në këtë drejtim,” tha Harris. “Nëse Rusia pushton më tej vendin tuaj, siç e përmenda më herët sot, ne do të vendosim sanksione të shpejta dhe të rënda ekonomike. Ne kemi qenë të qartë për këtë.”

Vizitat e Kamala Harris në Evropë vijnë një ditë pas fjalimit të presidentit Biden, ku ndër të tjera tha se ai mendon se Putin e ka marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë