Loading…

Zelensky: Sot miratova operacione të reja ndaj Rusisë

  • 04/08/2026 | 19:57

Zelensky: Sot miratova operacione të reja ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volidymyr Zelensky ka deklaruar se ka miratuar operacione të reja ndaj Rusisë.


Në një postim në rrjete sociale, ai ka thënë se Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka dhënë rezultate të mira në operacionet për të kundërshtuar agresionin rus.

“Oleksandr Poklad dha informacion mbi prioritetet e Shërbimit për gusht.”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se gjithashtu ka miratuar ndryshimet në këtë shërbim, duke akuzuar disa të tjerë që nuk po punojnë për Ukrainën, por për veten e tyre.

“Gjithashtu miratova kreun e SSU-së për hapat e mëtejshëm për të pastruar Shërbimin nga ata që punojnë për veten e tyre dhe jo për Ukrainën. Faleminderit të gjithëve në SSU që mbrojnë vërtet vendin dhe popullin tonë! Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar Zelensky.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë