Loading…

Zelensky: Mos iu besoni rrenave të rusëve, jam këtu dhe nuk kam kërkuar të dorëzoni armët

  • 26/02/2022 | 08:08

Zelensky: Mos iu besoni rrenave të rusëve, jam këtu dhe nuk kam kërkuar të dorëzoni armët

Në një video të postuar në Twitter të shtunën në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi çdo raportim se Ukraina është dorëzuar, në një postim të titulluar “Mos u besoni gënjeshtrave”, transmeton Gazeta Metro.


“Unë jam këtu. Ne nuk po i lëmë armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto”, tha ai.

“Kjo është ajo. Kjo është gjithçka që doja t’ju them. Lavdi Ukrainës”, vijoi Zelensky.

Në një postim tjetër në Twitter, ai tregoi se sapo kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë”, shkroi ai. “Koalicioni kundër luftës po funksionon!”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë