Loading…

Zelensky: I thyem rusët me sukses dhe i zmbrapsem

  • 26/02/2022 | 11:36

Zelensky: I thyem rusët me sukses dhe i zmbrapsem

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se i thyem ruset, me sukses dhe i zmbrapsem, shkruan Gazeta Metro.


Në një konferencë për media, Zelensky, ka thënë se Ushtria ukrainase ka luftuar me sukses me armikun.

“Ne luftuam me sukses sulmet e armikut. Ne po mbrojmë vendin tonë, tokën tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë. Kievi dhe vendet kryesore pranë kryeqytetit janë nën kontrollin tonë. Pushtuesit donin të merrnin kryeqytetin tonë dhe të instalonin kukullat e tyre si Donetsk. Ne e thyem idenë e tyre”, ka thënë ai.

Ndërkaq mbrëmë gjatë natës ka pasur shpërthime të mëdha në Kiev.

Shpërthime u raportuan brenda kryeqytetit në orët e para të së shtunës pas zhvillimit të atyre në periferi ndërsa trupat ruse përparonin në qytet.

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan gjithashtu pranë qendrës së qytetit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë