Loading…

Zelensky i dërgon Putinit një mesazh përmes presidentit indonezian

  • 01/07/2022 | 08:08

Zelensky i dërgon Putinit një mesazh përmes presidentit indonezian

Presidenti i Indonezisë Joko Widodo takoi sot homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë.


Ai tha se gjatë takimit i përcolli Putinit një mesazh nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin u takua një ditë më parë në Kiev.

“Unë i përcolla mesazhin e Presidentit Zelensky, Presidentit Putin”, tha Widodo pas bisedimeve në Moskë, raporton BBC.

Ai nuk zbuloi se për çfarë kishte të bënte mesazhi, por theksoi se ka shprehur “gatishmërinë” e tij për të ndihmuar në fillimin e komunikimit midis dy liderëve.

Ëidodo tha se Indonezia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë, ndërkohë Putini u tha gazetarëve se Rusia është e gatshme të përmbushë nevojën e Indonezisë për plehrat, furnizimi i të cilave është prekur nga lufta në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore.

Udhëheqësi indonezian është presidenti aktual i grupit të kombeve G20 dhe anëtar i një grupi krize të Kombeve të Bashkuara, i krijuar për të trajtuar kërcënimin e urisë globale që rezulton nga lufta./abcnews.al/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë