Xhudisti kosovar, Shpat Zekaj, ka triumfuar në ndeshjen e parë kundër garuesit nga Italia, Enrico Bergamelli, transmeton Gazeta Metro.
Në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë garuesi kosovar, Shpat Zekaj, e ka mposhtur me ippon Enrico Bergamellin, në kategorinë e 100 kilogramëve.
Zekaj në çerekfinale do të përballet kundër garuesit nga Serbia, Aleksandar Kukolj.
Kujtojmë që në xhudo kanë siguruar medalje të arta në kategorinë e femrave, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ndërsa medalje të bronztë ka arritur garuesi, Akil Gjakova. /gazetametro.net