Loading…

Zeka: Thaçi sillet si baba i Kosovës, ministri u shkarkua pas miratimit të tij

  • 26/04/2018 | 21:02

Zeka: Thaçi sillet si baba i Kosovës, ministri u shkarkua pas miratimit të tij

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se ish presidentja Atifete Jahjaga e përfaqësonte në mënyrë dinjitoze vendin, ndërsa presidenti Hashim Thaçi sillet si “baba i vendit”.


“Ai iu ka treguar edhe LDK’së edhe AAk’së se unë jam baba i këtij vendi”, ka thënë Zeka duke kritikuar ashpër presidentin.

“Shteti i Kosovës është me dy aksionarë. Hashim Thaci e Rrahim Pacolli e kanë formuar këtë Qeveri. Nga një qeveri ku disginat (timonin)  e  ka Thaci e Pacolli mos prit bereqet”, deklaroi Zeka në TV Dukagjini.

Ai tha se për largimin e Flamur Sefajt nga pozita e Ministrit të Brendshëm dhe të Driton Gashit nga pozita e drejtorit të AKI’së, kryeministri Ramush Haradinaj paraprakisht mori miratimin e Thacit, e poashtu edhe të Kadri Veselit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë