Milaim Zeka, kandidat për deputet nga NISMA për Kosovë ka thënë se “anëtarët e Vetëvendosjes janë kampion për të sharë”.
“Rrugaçët më të madhej janë anëtarët e Vetëvendosjes. Unë nuk e votoj qeverinë e Albin Kurtit. Për mua nuk ka ardhur koha e VV”, ka thënë Zeka në Info Magazine të Klan Kosovës.
Ai ka thënë se këtë nuk mund ta bëj për shkak të parimeve të tij.
“90 deputetë sikur t’i ketë VV unë nuk e votoj. Është çështje e parimeve dhe principeve”, duke thënë se kjo part ka folur për bashkim kombëtar por jo për problemet sociale.
Poashtu, sipas Zekës, Vetëvendosje “janë refuzuesit më të mëdhenj të sistemi gjyqësor në Kosovë – nuk paraqiten në gjykata”.