Loading…

Zeka përfshihet në polemikë: Rexhep Selimi ishte një nga shefat e SHIK’ut

  • 05/08/2017 | 18:57

Zeka përfshihet në polemikë: Rexhep Selimi ishte një nga shefat e SHIK’ut

Në polemikat ndërmjet anëtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, është përfshirë edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka. Ai ka reaguar ndaj deklaratave të Dardan Molliqajt, dhe ka thënë se deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka qenë njëri nga shefat kryesor të organizatës SHIK.


Ky është shkrimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Milaim Zekës në Facebook:

Dardan Molliqaj po e don Kosoven si Shqiperine e 97-tes
Lexova disa prononcime te Dardan Molliqajt, pse jo, edhe te VV, ku akuzon rende Kadri Veselin, edhe ShIK-un.E akuzon edhe per “bllokim” te institucioneve.
Per te paren nuk po flas, sepse nuk me takon, ngase nuk kam pasur as fatin, as shancin te isha anetar i kesaj organizate “kriminale”, ne te cilen, sipas deshmive te Nasim Haradinajt, ne G2, dege e SHIK-ut, kane ba pjese edhe “babai, edhe axha i Dardanit”!Dardan djali, vetem nje ta garantoje , qe njeri nga shefat kryesor te SHIK-ut, ka qene Rexhep Selimi, dhe shume deputet te Kuvendit, o keni qene neper strukturat e SHIK-ut, o te Sigurimit te Atdheut, o te UDB-es, o te BIA-s serbe, per çka askush nuk ka pasur guxim per te bere hetime ne kete drejtim!Nejse, do ta hapim kete teme ne Parlament, aty do te ballafaqohemi.
Po flasim per punen e bllokimit. Kadri Veseli u terhoqe nga posti i Kryeparlamentarit, pas thirrjes publike qe i bera. Thirrja ime ishte e sinqert, njerezore, dhe ne interesa te qytetareve te Kosoves.Ju Boshko Buhat e VV, ata partizanet e Titos, qe e keni ba kulture komunikimi sharjen, ndersa mjet molotovin e gazin lotsjelles, po mendoni qe Kadri Veseli “eshte dorezuar perpara jush”!Te jesh i bindur, me aqe sa une e njohe Kadri Veselin, ai as qe pjerdhe per juve. Po mire po ja beni, sepse ju nenvletesonte kur i kalonit nga mustaqet, sikur miu luanit!E kam verejtur fare mire, se me nje pjese nga Ju, nuk ka gjuhe komunikimi. Ju po ndillni lufte qytetare. Po ashtu sikurse i kam bere thirrje publike Kadri Veselit, ne te njejten menyre po e lus Behgjet Pacollin, Isa Mustafen, Avdullah Hotin, e çdo deputet te aresyeshem, hajdeni ta zhbllokojme situaten.E drejta kushtetuese ia siguron PAN-it nominimin e kandidatit. As nje te drejte nuk e ka dikush te perzihet tek emrat, ashtu sikurse PAN-i qe nuk ka te drejte te perzihet tek emrat e te tjereve.
Perndryshe, ju siguroje qe do te shkojme ne zgjedhje te jashtezakonshme. A thu a do te kemi ftyre me dale perpara qytetareve?!!!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë