Milaim Zeka, kandidat për deputet nga Nisma, që disa ditë ka shfaqur mospajtimet e tij me Lëvizjen Vetëvendosje. Një herë i quajti rrugaçë, e kësaj radhe ai ka thënë se partia e Visar Ymerit, pas komunizmit, është e keqja më e madhe, shkruan Gazeta Metro.
Ai ka pasur për bazë një kërcënim që i ka bërë një aktivist i kësaj Lëvizjeje, anëtares së PDK’së, Arbana Xharrës.
“Shikoni se çfare shkruajne disa Isisa te VV?!…Shikoni se si kërcënohet një femer?!!!Po u mbushni hundet me bari te keq, e keq po shani. Mbas komunizmit, ju jeni pjella ma e keqe e këtij vendi”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook, transmeton gazetametro.net
Lexo edhe Zeka: Rrugaçët më të mëdhenj janë ata të Vetëvendosjes. /gazetametro.net