Situata e tensionuar mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA’së, Jakup Krasniqi dhe deputetit nga radhët e po kësaj partie Milaim Zeka, po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, është deputeti Zeka ai që ika reaguar Krasniqi, pasi ky i fundit ka kërkuar falje mbrëmë para qytetarëve dhe familjeve shqiptare që ka lejuar Zekën të kandidojë si deputet nga radhët e partisë NISMA.
Deputeti Zeka ka reaguar ndaj Krasniqit, duke mos i pëlqyer aspak fjalët e mbrëmshme të tij, duke thënë në reagimin e tij se fjalorit të tij i pengon vetëm profiterave të Republikës, godet hajnin, hipokritin, të pabesin, njofton gazetametro.net.
Madje Zeka ka thënë se një ditë do të flas për veprimet e Krasniqit.
“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam perfitu unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gje?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…”, tha Zeka.
Kjo situatë vie pas deklarimeve të fundit nga deputeti Zeka se ai nuk është anëtar i NISMA’së, por ai kandiduar i pavarur në listën e kësaj partie, madje ky i fundit nuk i ka kursyer akuzat ndaj Krasniqit ku ka thënë se shumë familjarë të Krasniqit po punësohen nëpër ministri ku i zotëron kjo parti./gazetametro.net