Loading…

Zeka i kundërpërgjigjet Albin Kurtit: Ty të ka konvenuar Vuçiqi

  • 05/09/2017 | 12:00

Zeka i kundërpërgjigjet Albin Kurtit: Ty të ka konvenuar Vuçiqi

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, kur tha se formimi i institucioneve të reja të Kosovës ka mbetur në duar të presidentit të Serbisë, Vuçiqit.


Zeka ka thënë se deputeti dhe i kandidati i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka rënë në gjunjë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të AKR-së, Behgjet Pacollit. Ndërsa Ramushit e Fatmirit u kishte kthyer shpinën.

‘I ke ra ne dy gjunje Isa Mustafes, te cilin e ke qujte ” tradhetar, titist, hajn”, e çka jo. E keni gjujte edhe me molotov!
I ke ra bash ne dy gjunje, edhe Pacollit, qe bashh 1000 akuza ja keni ba! Ke refuzu mu ule e me fole me ata qe te kane lidhur 1000 fije. Je sjelle si kapadai, e ke dale ne foltoren e Kuvendit me fole si kryeminister! Jav ke kthy shpinen Ramushit e Fatmirit, me te cilet ishe ne kualicion, deri nje jave para zgjedhejeve. U ba Isa per Ty, ma i mire se sa Ramushi e Fatmiri,’ ka shkruar Zeka./gazetametro.net

Ky është shkrimi i plotë i tij në facebook:

Albini prap po thirret ne Vuçiqin

Sot, Albini Kurti, paska thene se “qeveria ka mbetur ne doren e Vuçiqit”! Albini nuk ka treguar disa te verteta, qe duhet t i dije elektorati i padjallezuar e VV:

I ke ra ne dy gjunje Isa Mustafes, te cilin e ke qujte ” tradhetar, titist, hajn”, e çka jo. E keni gjujte edhe me molotov!
I ke ra bash ne dy gjunje, edhe Pacollit, qe bashh 1000 akuza ja keni ba!
Ke refuzu mu ule e me fole me ata qe te kane lidhur 1000 fije. Je sjelle si kapadai, e ke dale ne foltoren e Kuvendit me fole si kryeminister!
Jav ke kthy shpinen Ramushit e Fatmirit, me te cilet ishe ne kualicion, deri nje jave para zgjedhejeve. U ba Isa per Ty, ma i mire se sa Ramushi e Fatmiri.
Albin, ne kemi dashte me qu ne opozite PDK dhe LDK ne, po ti nuk ke dashte. Me krejte veprimet tua, ti dhe Isa Mustafa e krijuat kete qeveri.

Mbase ju ka konvenu Vuçiqi. Ashte koha me heshte, te pakten nja 3 muaj, pastaj flasim…

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë