Zëdhënësja e Komisionit të Bashkimit Europian (BE) Anitta Hipper është deklaruar lidhur mbi çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Duke komentuar në Twitter takimin e sotëm të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçlës dhe komisionares për Punë të Brendshme Ylva Johansson, zyrtarja e KE’së ka theksuar se vendimi për heqjen e vizave është i vonuar.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën është një vendim i vonuar”, ka shkruar Hipper.
Ndryshe, ministri Sveçla ka takuar në Bruksel komisionaren evropiane për Punë të Brendshme, të cilën e ka falënderuar për ri-konfirmimin e Komisionit Evropian se Kosova ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.
Komisionarja Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër të procesit ekzistues deri në kompletimin e liberalizimit të vizave, ka shkruar Sveçla në Facebook. /gazetametro.net
Kosovo has fulfilled all benchmarks. The decision to lift visas for #Kosovo is a long overdue decision. https://t.co/biBz4892Do
— Anitta Hipper (@anittahipper) June 30, 2022