Loading…

Zëdhënësi i Telekomit: Rrethimi që na bëri policia, kthen në kujtesë represionin serb të Milosevicit

  • 10/04/2020 | 15:54

Zëdhënësi i Telekomit: Rrethimi që na bëri policia, kthen në kujtesë represionin serb të Milosevicit

Bordi i ri i emëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti është mbledhur para ndërtesës së Telekomit dhe Postës për të marrë disa vendime të reja, shkruan Gazeta Metro.


Ky Bordi i ri ka kërkuar ndihmë për siguri nga Policia e Kosovës, e cila ka rrethuar objektin pa ndonjë njoftim zyrtar se pse ka ndodhur kjo.

Zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Menduh Abazi në një prononcim për media, ka thënë se kjo sjellje e policisë ua kujton represionin e sistemit të kaluar duke aluduar në sistemin e Milosevicit.

“Kushdo që ka ftuar policinë në numër kaq të madh, ka bërë një gabim jashtëzakonisht të madh. Kjo po na e kujton kohën e represionit serb. Nëse dikush e ka ftuar policinë për një mbledhje, që ne nuk po e dimë, pasi ne kemi komunikim edhe me bordin, dhe ata thonë se nuk dinë asgjë. Nëse një instituicion ka policë brenda, dhe punëtorët nuk e dinë se pse ata kanë ardhur, atëherë është friksim i tyre, të cilët edhe janë në numër të vogël, pasi kemi reduktuar stafin shkaku i pandemisë”, ka thënë Abazi.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë