Loading…

Zbythet regjimi terrorist iranian, Teherani kërkon marrëveshje ‘gjithëpërfshirëse’ me Trumpin

  • 06/05/2026 | 11:09

Zbythet regjimi terrorist iranian, Teherani kërkon marrëveshje ‘gjithëpërfshirëse’ me Trumpin

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar të mërkurën se Teherani do të pranojë vetëm një “marrëveshje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse” në negociatat me Shtetet e Bashkuara, që synojnë uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe zgjidhjen e konfliktit aktual, transmeton Gazeta Metro.


Ai theksoi se Irani do të mbrojë “të drejtat dhe interesat e tij legjitime” gjatë gjithë procesit negociues.

Deklaratat e Araghchit u bënë në Pekin pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi. Sipas mediave iraniane, diplomati iranian përsëriti qëndrimin se vendi i tij është i hapur për dialog, por vetëm nëse rezulton në një marrëveshje të balancuar dhe gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka “progres të madh” në negociatat mes palëve, duke përmendur edhe një pauzë të përkohshme në operacionet amerikane për shoqërimin e anijeve në rajon si pjesë e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje. Sipas tij, kjo lëvizje synon të krijojë hapësirë për finalizimin e një marrëveshjeje të mundshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë