Loading…

Zbulohet vrasësi i gazetarit Kastrati, edhe ai tani i vrarë (Video)

  • 24/02/2017 | 10:39

Zbulohet vrasësi i gazetarit Kastrati, edhe ai tani i vrarë (Video)

Gazetari Bekim Kastrati i vrarë në pritë në Skenderaj para 16 viteve, derisa po shkonte të zhvillonte një intervistë me ish komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi, sipas EULEX’it është vrarë nga Agron Sylejmani, i cili gjithashtu është vrarë, pas tri viteve të këtij rasti.


Por, babai i gazetarit të vrarë, që punonte atëherë në gazetën Bota Sot, thotë se i duket e çuditshme, përgjigja e EULEX’it.

“Eulex ka thënë se njërin e ka vrarë policia një vit më vonë, një tjetër është në burg, e të tjerë e të tjerë”, thotë babai i Bekim Kastratit.

Por, në përgjigjen që EULEX i kishte dërguar muaj më parë, thuhet se vrasësi i gazetarit Kastrati është Agron Sylejmani, i cili poashtu ishte vrarë tre vjet më vonë.

Sipas prokurorit të EULEX-it Robert Kucharsci në hetimet që kishte kryer ekziston dyshimi i bazuar se Agron Sylejmani dhe të tjerët kanë kryer krimet apo veprat penale vraje e rëndë dhe tentim vrasje e rëndë.

Sipas kësaj përgjigje të prokurorit dërguar familjes thuhet se për këtë hetimet janë mbyllur.

Megjithatë kjo situatë procedurale nuk i pengon ndjekjet e ardhshme penale.

Vëllai i Agronit, tashmë të ndjerë, Driton Sylejmani ka mohuar se vëllai i tij është vrasësi i Bekim Kastratit.

Ai ka thënë se qëllimisht vëllait të tij i është veshur një vepër e tillë, derisa thotë se do të kërkojë drejtësi për vëllain e vrarë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë