Loading…

Zbulohet vizatimi i panjohur i Leonardo Da Vinci’t (Foto)

  • 15/12/2016 | 16:14

Zbulohet vizatimi i panjohur i Leonardo Da Vinci’t (Foto)

Shtëpia e ankandeve Tazhan (Tajan) deklaroi se nuk ka dyshim se “zbulimi i jashtëzakonshëm” njëri prej tetë vizatimeve të Shën Sebastianit të cilin e përmend Leonardo në Kodeksin Atlantik të tij (sot të ekspozuar në bibliotekën milaneze Ambrozijani).


Ky është  punimi i parë i Leonardo’s i cili u shfaq në publik pas më shumë se 15 vjetëve.

Tade Prat, drejtor për pikturat e mjeshtërve të vjetër pran “Tajan’it”, zbuloi në bisedën për “The New York Times” se si në mars, një mjek i pensionuar nga Franca qendrore (i cili dëshiron të mbetet anonim) ka trokitur në derë të shtëpisë së ankandeve nxorri vizatimin me dimenzione 19×12.7 cm nga portfolio me edhe katërmbëdhjet piktura tjera të pakornizuara të cilat i përkisnin babait të tij.

1

“Mendova se është fjala për një vizatim interesant të shekullit të 16 në të cilin ende duhet të punohet”, ka thënë Prat për “The New York Times”, transmeton gazetametro.net.

Ai kërkoi një mendim tjetër nga Patric de Baser, diler i pavarur dhe këshilltar për mjeshtër të vjetër. Ai menjëherë konkludoi se fjala është për artistin majtak, siç është Leonardo. Gjithashtu vërejti studimet diagrame të dritës së qiririt të përcjellura me shënime minjature karakteristike për renesancën italiane.

“Ndoshta nuk mendon për Leonardon? Kjo do të ishte thjeshtë e pamunudur”, pyeti Prat.

“Tazhan” kërkoi edhe mendimin e tretë nga Carmen Bambach, kustosja për vizatime italiane dhe spanjolle pran Metropolitan’it të Njujorkut.

“Kur ma treguan vizatimin, sytë më ranë nga mollëzat”, ka thënë dr. Bambach.

“Atribucioni është i pakontestueshëm, rasti është i qart. Kemi të bëjmë me një zbulim spektakular. Ka aq shumë shkëmbim të ideve dhe energjisë në mënyrën në të cilën Leonardo e ka hulumtuar figurën, një spontanitet të furishëm. Sikur të shikojmë prapa krahëve të artistit. Zemra më kërcen kur mendoj për atë vizatim”, ka thënë Bambach.

Ajo konsideron se vizatimi i sapozbuluar është më i miri nga tri studime të njohura për pikturën sot të humbur të “Shën Sebastianit”. Dy të tjerët janë në muzeume në Hamburg dhe Bajron. Bambach vlerëson se vizatimi është krijuar nëmes të viteve 1482 dhe 1485, gjatë fazës së herëshme të qëndrimit të Leonardos në Milano, ku e ka vizatuar verzionin e parë të “Madonës nëpër shkëmbinjë”, që është sot në Luvër.

Në kumtesën zyrtare nga muzeu Metropoliten shkruan:

“Sipas mendimit shkencor të Carmen C. Bambach … ky është zbulim i ri autentik i fletës dyfaqësore të mjeshtrit Leonardo da Vinci (1452-1519). Në faqen e përparme është figura e plotë e Shën Sebastian Martirit i lidhur për pemë, në peizazh, ndërsa në pjesën e prapme të fletës është diagrami mbi dritën dhe hijen, të lidhura me hulumtimin e optikës së Leonardo’s”.

a

I konsideruar për gjeni univerzal Leonardo ka qenë piktor, skulptor, arkitekt, shkecëtar dhe shpikës me talent të pashterur. Punimet e tij të paktë që janë ofruar për shitje kanë mbërritur vlerat marramendëse.

Bil Gates në vitin 1994 ka paguar 30.8 milionë dollarë për fletoren e tij “Kodeksi i Lesterit” me 300 vizatime dhe shënime shkencore.

Miliarderi rus Dimitry Rybolovlev më 2013 ka blerë pikturën “Krishti si shpëtimtar i botës” të vitit 1499, për 127.5 milionë dollarë.

Çmimi më i lartë për një vizatim të Da Vinci’t deri tani është 11.5 milionë dollarë: është fjala për studimin e kalit dhe kalorësit të shitur më 2001.

Edhe vet i habitur me zbulim, Prat e vizitoi pronarin që t`i kumtojë lajmin.

“Shpresoj që nuk jeni në shok?”- e pyeti.

“Jam shumë i kënaqur”, u përgjigj mjeku qetë, “Por në jetë më interesojnë shumë sende tjera përveç parasë”.

Franca ka në opcion që ta shpallë veprën, të cilën e kanë studiuar ekspertët nga Luvri në tetor, por pa komentar zyrtar, për “pasuri kombëtare” dhe kështu të ndalojnë eksportin. Sipas ligjeve me të cilat mbrohet trashigëmia françeze, shteti ka afat 30 muaj që të ofrojë “një çmim real ndërkombëtar” për vizatimin.

Opcioni i dytë është që veprës t’i ipet pasaportë artistike me të cilën i lejohet shitja globale, për çka në shtëpinë e ankandit “Tazhan” edhe shpresojnë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë