Në kompleksin memorial në Reçak është bërë zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker.
Në Kosovë është përkujtuar masakra e Reçakut, e cila ndodhi 18 vjet më parë, kur forcat serbe të sigurimit patën vrarë 45 civilë shqiptarë. Njëheri u bë edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Waker. Në ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i AKR’së Behgjet Pacolli etj.
Forcat serbe në Reçak kanë ekzekutuar 44 meshkuj, e si dëshmitar i kësaj ngjarjeje ishte edhe William Walker. Reagimi i tij ngriti në këmbë bashkësinë ndërkombëtare për të parandaluar gjenocidin serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës./Gazetametro.net