Loading…

Zbulohet se ministri i ri nga Ferizaj ka aktakuzë, kishte shkaktuar aksident

  • 09/11/2018 | 17:50

Zbulohet se ministri i ri nga Ferizaj ka aktakuzë, kishte shkaktuar aksident

Para rreth tre javësh, nënkryetari i degës së AKR në Ferizaj, Ekrem Mustafa, u emërua në postin e ministrit të Punëve të Brendshme.


Mirëpo, Mustafa, tash edhe ministër i Punëve të Brendshme, ka një aktakuzë për një vepër penale, transmeton gazetametro.net

Nga informacioni i siguruar nga express nga Gjykata Themelore e Ferizajit, ai ngarkohet me aktakuzën për veprën penale ‘’rrezikimi i trafikut’’ në publik.

“Ju njoftoj se i pandehuri si në kërkesën tuaj akuzohet sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj të evidentuar si: PP/II.nr.1075-4/14 të datë 21.03.2017, për shkak të veprës penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 378 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjjen e Gjykatës për gazetën express.  Seanca gjyqësore në këtë rast është caktuar të mbahet gjatë muajit dhjetor 2018.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë