Loading…

Zbulohet një tjetër piramidë

  • 05/04/2017 | 17:22

Zbulohet një tjetër piramidë

Egjipti fsheh ende nën këmbë pasuri të rralla nga bota e antikitetit dhe këtë e provuan edhe autoritetet në Kajro, që folën për një zbulim të fundit.


Ministria e Antikitetit njoftoi zbulimin e rrënojave të një piramide, që besohet se është ndërtuar 3700 vite më parë.

Deri më tani është zbuluar një korridor i brendshëm, ku në anët e tij janë gjetur 10 hieroglifë. Zbulimi është bërë në zonën e njohur Dahshur, në jug të Kajros.

Autoritetet egjiptiane thanë se rrënojat janë në gjendje të mirë dhe se po vazhdon puna për të zbuluar më shumë dhe për të përcaktuar përmasat e piramidës.

1491290109_egjipt1

Kjo piramidë besohet se është ndërtuar gjatë dinastisë së 13-të të Faraonëve. Dahshur është vendodhja ku Faraoni Sneferu i dinastisë së 4-t, ndërtoi piramidën e parë. Bëhet fjalë për atë që njihet si Piramida e Kuqe, 104 metra e lartë dhe rreth 4600-vjeçare.

Sneferu u pasua në pushtet nga djali i tij, Khufu, i njohur si ndërtuesi i Piramidës së Madhe të Gizas, që është 138 metra e lartë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë