Një gur gjigand me forma vërtetë të veçanta, është zbuluar nga një person në Kinë. Xia Xhangjun që gjeti gurin e ka krahasuar atë me një disk fluturues, transmeton Gazeta Metro.
Mediat vendase shkruajnë se ai e gjeti gurin në një mal në provincën Hubei të Kinës qendrore. Jo vetëm ai, por tashmë edhe historianët nuk kanë arritur të dalin në një përfundim për të shpjeguar se si guri ka marrë ato forma, nëse ai është gdhendur nga njerëzit, apo është formësuar nga natyra.
Siç shihet edhe nga fotograftië, shkëmbi në formë ovale ka një diametër rreth 3 metra, ndërsa peshon rreth 6 tonë.
Ndërkohë Xia Changjun është shprehur se dikush i kishte ofruar rreth 11 mijë euro për të blerë gurin e veçantë, por ai e kishte refuzuar. “Ai është tepër i çmuar për mua. Unë nuk e shes atë”, tha Xia.