Loading…

Zbulohet lista e ngushtë e UEFA’s për trajnerin e vitit

  • 12/08/2022 | 21:05

Zbulohet lista e ngushtë e UEFA’s për trajnerin e vitit

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka publikuar listën me tre të nominuarit për trajnerin e vitit për sezonin 2021-22.


Carlo Ancelotti, Pep Guardiola, Jurgen Klopp janë tre të nominuarit më të mirë për çmimin e UEFA-s për trajnerin e vitit 2021/22.

Italiani u rikthye në klub verën e kaluar dhe fitoi fillimisht Superkupën e Spanjës, përpara se të bëhej trajneri i parë që fitoi Kupën Evropiane/Ligën e Kampionëve për herë të katërt, pasi udhëhoqi Madridin drejt lavdisë në finalen e 2022 në Paris.

Nuk mjaftoi me aq, ai i siguroi ‘Mbretërve’ titullin e 35 në La Liga dhe të 5-tin në Superkupën e Evropës.

Trajneri 51-vjeçar spanjoll arriti katër tituj të Premierligës në pesë sezonet e tij të fundit në krye të Cityt, skuadra e tij mund të kishte kaluar në finale të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, por Real Madridi bëri një rikthim sensacional dhe nuk lejoi ‘Citizens’ të prekin finalen.

Trajneri gjerman sezonin që lamë pas pati mjaft suksese, kjo pasi Liverpool fitoi Kupën FA dhe Kupën e Ligës në Angli dhe përfundoi nënkampionë në Premier League dhe Champions League.

Fituesi do të shpallet – së bashku me Lojtarin e Vitit për meshkuj të UEFA-s dhe Lojtarin dhe Trajnerin e Vitit për femra – gjatë ceremonisë së shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2022/23 në Stamboll të enjten më 25 gusht.

Pjesa tjetër e trajnerëve më të mirë:

4.Oliver Glasner (Eintracht Frankfurt) – 75 pikë

5.Unai Emery (Villarreal) – 74 pikë

6.José Mourinho (Roma) – 51 pikë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë