Loading…

Zbulohet audio-incizimi: Ky është Mesazhi i 15-vjeçarës së zhdukur për babanë

  • 11/12/2019 | 21:03

Zbulohet audio-incizimi: Ky është Mesazhi i 15-vjeçarës së zhdukur për babanë

Yllka Derri, 15-vjeçare po vazhdon të jetë e zhdukur tash e gjashtë muaj. Ajo ishte nisur për në shkollë, por ku ka përfunduar nuk po e di askush. Familjarët kanë treguar gjatë ditës së djeshme për se Blerim Radosta kishte telefonuar familjen e vajzës dhe u kishte thënë se Yllka është me djalin e tij, B.R 17-vjeçar.

Nëna e Yllkës, Teuta Derri, ka thënë se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia më 14 qershor. Ajo thotë se që nga ajo ditë vajza kishte pasur vetëm një kontakt me familjen.

Gazeta Sinjali ka siguruar mesazhin që vajza i kishte dërguar babait të saj.

“Hasan thuaj babait le të më thirr se unë kam mu nis dhe ku me ditë kur mundem me fol. Thuaj babit le të më thërret se Besarti është jashtë dhe e kam marr telefonin tinëz tina, se nëse vjen ai nuk më len me fol”, thuhet në audio incizimin.

Nëna e Yllkës, Teuta Derri, ka treguar se vajza e saj dy ditë pasi ishte raportuar e zhdukur, ata kishte kaluar kufirin, duke u futur në Malin e Zi. Pretendimet e saj janë se e gjithë familja Radosta kishte kaluar kufirin për në Malin e Zi.

Ajo thotë se Blerimi me bashkëshorten, dy vajzat si dhe me djalin e tij B.R, 17-vjeçar kanë shkuar në Malin e Zi. Dyshimet e saj janë se edhe Yllka së bashku me familjen Radosta kishin udhëtuar në Malin e Zi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, se 15-vjeçarja vazhdon të mbetet e zhdukur dhe se sipas tyre është punuar intensivisht për gjetjen e vajzës, por që deri më tani nuk kanë arritur që ta gjejnë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka thëne se për këtë rast është arrestuar një person i dyshuar dhe se rasti është në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

“Me datë 15.06.2019 në ora 09:15 në stacionin policor Gjakovë ka ardhur ankuesja T. D, egjiptiane/ kosovare e cila ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte larguar nga shtëpia”.

“Policia në Gjakovë ka punuar intensivisht në gjetjen e vajzës së mitur dhe gjatë hetimeve ka arrestuar edhe një person të dyshuar për mundësim të veprës penale ‘Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’, dhe rasti është dërguar me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë me datë 30.07.2019”.

Më tutje ajo ka thënë se janë intervistuar shumë persona dhe janë kontrolluar disa lokacione, por që dyshimet sipas Policisë së Kosovës janë se e mitura është jashtë vendit.

“Edhe pse janë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore sektori i hetimeve nga stacioni policor Gjakovë nuk kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e viktimës. Me datë 16.10.2019 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është transferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime. Gjithashtu edhe ky sektor ka ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës për të cilët ekziston dyshimi se gjenden jashtë vendit”, thuhet në përgjigjen e Podrimajt.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë