Loading…

Zbulohen përgjimet e fundit, Ramos kërkoi ndihmë për të fituar Topin e Artë,

  • 30/06/2022 | 08:56

Zbulohen përgjimet e fundit, Ramos kërkoi ndihmë për të fituar Topin e Artë,

Ëndrra e secilit futbollist është të fitojë të paktën një herë trofeun prestigjioz, Topi i Artë. Nuk ndodh shpesh që një çmim të tillë ta fitojë një mbrojtës teksa i fundit që bënte një arritje të madhe në këtë aspekt ishte italiani, Fabio Cannavaro në vitin 2006.


Një arritje të cilën ka kërkuar me ngulm ta përsërisë edhe Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll pretendonte se në vitin 2020 kur fitoi La Liga-n me Real Madrid, mund të ishte viti i duhur për të. Madje, së fundmi është zbuluar edhe një audio ku spanjolli kërkon ndihmën e presidentit të La Liga-s, Rubiales. “Vendos në punë kontaktet e tua”, i thotë Ramos presidentit ndërsa thekson se kurrë në karrierën e tij nuk i kishte kërkuar ndonjë favor.

“Unë kurrë nuk të kam kërkuar asgjë, por më duhet ta bëj tani sepse e ndjej se ka qenë një vit special për mua. Kam pasur një performancë shumë të mirë, dua të më ndihmësh me gjithçka që unë të fitoj Topin e Artë.

Vendos në punë kontaktet e tua në UEFA. Do të isha mirënjohës për të gjithë jetën, do të ishte një e mirë jo vetëm për mua, por edhe për futbollin spanjoll sepse e meriton”, i thotë Ramos presidentit. Megjithatë, në fund, Ramos nuk pati fat pasi në vitin 2020 Topi i Artë nuk u akordua si pasojë e COVID-19.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë