Loading…

Zbulohen fosilet më të vjetra të pemëve në botë

  • 13/01/2021 | 17:31

Zbulohen fosilet më të vjetra  të pemëve në botë

Janë zbuluar fosilet më të vjetra të pemëve në botë, atë janë gjetur në qytetin e New York. Zbulimi thuhet së është i vjetër 2-3 milion i cili është më i vjetër se sa mali në Gilboa, transmeton Gazeta Metro.


Agjencia e lajmeve BBC ka raportuar se bëhet fjalë për fosile pemësh të lashta 386 milionë vjet të cilat ishin gjetur në një minierë në qytezën Cairo.

Universiteti Kardifit në Angli, Universiteti i Binghamton-it dhe Muzeu Shtetëror i New York-ut, gjatë 10  viteve të hulumtimeve në majën e vargmalit Catskill në Luginën Hudson, kanë hartografuar zonën malore prej 3.000 metrash katrorë.

Shkencëtarët gjatë kësaj periudhe kanë identifikuar të paktën dy lloje të pemëve njëra quhet Cladoxylopsids dhe tjetra Arkeopeopis dhe një pemë tjetër e cila akoma nuk është emruar.

Gjithashtu kanë gjetur edhe fosile peshku në minier dhe vlerësuan se mali ishte shkatërruar nga një përmbytje. Ky zbulim në Cairo thuhet se është dy ose tre milion vjet më i vjetër sesa mali në Gilboa. //gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë