Loading…

Zbulohen detaje të rënda: 13 vjeçari u var në pleme

  • 27/03/2019 | 15:07

Zbulohen detaje të rënda: 13 vjeçari u var në pleme

Një djalosh 13 vjeçar nga fshati Sojevë, komuna Ferizajt i ka dhënë fund jetës së tij duke u vëtëvrarë. Sipas Policisë ai është gjetur i varur në litar në ‘pleme’, transmeton Gazeta Metro


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi  ka thënë për Gazetën Metro se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pleme të lopëve, ku 13 vjeçari është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij.

“Sakstësisht është gjetur në ‘pleme’, ku ka qenë ushqimi i kafshëve”, ka thënë Gashi.

Gashi ka treguar se familjarët e 13 vjeçarit e kanë parë duke luajtur me me shokë para shtëpisë një orë para se të vetvritej dhe askush nuk e ka parë të shqetësuar apo brengosur.

“Sipas familjarëve, 1 orë para se të gjendej i varur në litar, ka qenë duke luajtur me shokë para shtëpisë. Edhe familja thotë se nuk kanë vërejtur kurrfarë shenja shqetësimi apo brenga tek 13 vjeçari”, ka thënë Gashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë