Loading…

Zbulimi i madh: Njerëzit do të jetojnë deri në 150 vite

  • 12/05/2022 | 13:20

Zbulimi i madh: Njerëzit do të jetojnë deri në 150 vite

Fëmijët e lindur në vitin 2070 mund të jetojnë deri në moshën 150 vjeçare falë përparimeve në teknologjinë e kundër-plakjes, thonë ekspertët kryesorë.


Kjo jo vetëm që mund të dyfishojë jetëgjatësinë mesatare globale aktuale, por mund të zvogëlojë kohën që njerëzit kalojnë në sëmundjet e lidhura me moshën.

Ajo që dikur mendohej si një ëndërr e largët, tani po afrohet më shumë me realitetin, pasi një studim pionier në fillim të këtij muaji arriti të ndryshojë në mënyrë të sigurt procesin e plakjes tek minjtë e moshuar.

Shkencëtarët tani parashikojnë se teknologjia mund të rrisë jetëgjatësinë tek njerëzit ne dekadat ne vazhdim.

Jetëgjatësia për burrat dhe gratë e lindura sot në Britaninë e Madhe është 79 vjet për burrat dhe 82.9 vjet për gratë.

Në SHBA jetëgjatësia për fëmijët e lindur në vitin 2020 është dukshëm më e ulët, 74.2 vjet për burrat dhe 79.9 për gratë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë