Loading…

Zbulimi i laboratorit me drogë në Suharekë, Policia del në konferencë

  • 16/02/2022 | 18:02

Zbulimi i laboratorit me drogë në Suharekë, Policia del në konferencë

Policia dhe Prokuroria pritet të dalin në konferencë me detaje për aksionin e zhvilluar sot në fshatin Shirokë të Suharekës, shkruan Gazeta Metro. 


Gazeta Metro raportoi sot ekskluzivisht për aksionin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në fshatin Shirokë të Suharekës, ku zbuloi laborator droge.

Gjatë persona janë arrestuar nga Policia sot në Suharekë, ku është zbuluar një laborator i kultivimit të substancave narkotike.

Sipas burimeve të SuharekaOnline bëhet e ditur se gjashtë persona kanë përfunduar në pranga.

Gjithashtu mësohet se vlera e substancave narkotike kalon vlerën mbi 1 milionë euro.

Policia dhe Prokuroria pas pak do të dalin në konferencë me detaje për aksionin e zhvilluar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë