Të gjithë janë të interesuar të dinë se çka do të ndodhë në të ardhmen! Një imazh, një fotografi dixhitale me disa objekte të cilat mund t’i përkisnin të ardhmes i mirëpresin të gjithë. Njerëzit janë të prirur për zbulime të reja, sidomos kur ato zbulime janë atraktive.
Më poshtë, gazetametro.net ua sjellë disa fotografi me mbishkrime dhe autorët, që në të ardhmen mund të realizohen dhe t’u shërbejnë njerëzve.
Avion i veçantë
Eric Almas ka bërë dizajnin e një avioni, i cili brenda tij ka paisje rekreacioni për njerëzit, është shumë komod dhe ekologjikisht i pastër. Udhëtimi me të në ajër mund të jetë mahnitës. Ky hap nga Almas është mirëpritur shumë mirë nga njerëzit, të cilët e kanë shquar lartë përpjekjen e tij.
Qyteti lundërues
Lilypad, një lundëruese nga Vincent Callebaut, e cilësuar si qyteti lundrues mund të akomodojë 50 mijë persona në të. Në këtë qytet mund të kryhen aktvitet jetësore si në çdo qytet në tokë edhe pse kjo do të vendoset në ujë, në liqene, dete. Funksionet e saj energjetike dhe të tjera do të kryhen me anë të ujit, rrezeve të diellit, shiut etj.
Vende pune, rekreacion, jetë
Ky qytet përveç që ka një pamje mahnitëse, iu ofron njerëzve edhe vende pune, jetesë, rekreacion, dyqane për shoping. Kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të jetuar në harmoni me natyrën.
Kopshte fluturuese
Shumë nga ne, ndoshta të gjithë e kemi ëndërruar një planet të pastër, dhe ja ku po e sjellë Vincent Callebaut. Krijimi i tij do ta sjellë një mënyrë për të jetuar pastër nëpër ajër, me anë të këtyre kopshteve që i ka dizajnuar dhe priten të funksionalizojë në të ardhmen.
Super jahti
Dizajnerja Zaha Hadid për ta projektuar këtë jaht është motivuar nga bota nënujore. Ajo atë që e ka parë në një jaht të zakonshëm nën ujë është munduar ta sjellë edhe jashtë, dhe ia ka dalur. Jahti me të vërtetë është i mahnihtshëm.
Ishulli tropikal
Kjo mrekulli është krijuar nga një kompani në Londër për dizajnet e jahteve dhe ishujve. Ajo brenda ka pishina, një vullkanë të improvizuar etj.
Rrugët e Monakos
Ky është një tetër projekt i krijuar nga kompania e dizajneve për jahte dhe ishuj, e cila ka një pamje të jashtakonshme, dhe qytetarëve të Monakos do t’u pëlqej shumë. Brenda saj ka restaurante si ato të Parisit, kafene dhe rrugë të ndërtuara në mënyrë shumë të vërtetë e të bukur./gazetametro.net