Nganjëherë aksidentalisht zbulohen shumë gjëra. Ja disa nga këta shembuj:
Patate të skuqura
Një shef kuzhine në vitin 1852 i zbluloi patatet e skuqura, falë një klineti bezdisës që i shkonte në lokal çdo ditë. George Crum ishte duke i prerë patatet teksa po e shikonte me neveri klientin e tij që po i sillej nëpër lokal, pa e vënë re se po i priste ato në pjesë shumë të vogla dhe të holla, kur e pa seç po bënte ishte vonë për ta bërë specialitetin që e nisi, kështu u hodhi kripë dhe i la ashtu mbi zjarr, pastaj kur i provoi ishin aq të shijshme saqë nuk mundi t’u rezistonte.
Baruti
Armët përfundimisht kanë ndryshuar rrjedhën e jetës. Shumë nga to janë zbuluar aksidentalisht. Një grup alkimistësh kinez ishin duke provuar të krijonin një lloj bari që do t’u jepte njerëzve pavdeksinë, mirëpo kur ata e kombinuan nitratin, qymyrin, pjesë druri e squfur ajo shpërtheu në një blic dhe u djegi fytyrat kinezëve. Këtu edhe nisi krijimi i fishekzjarreve dhe përdorimin e barutit në akademitë ushtarake.
Fije shkrepse
Zjarri ka qenë çelësi i mbijetesës qysh herët, në fillet e njerëzisë. Ashtu siç edhe zjarri u shpik aksidentalisht edhe fija e shkrepsës qe aksident. Në vitin 1827 John Walker pa ndonjë qëllim të caktuar ka përzier squlfurin dhe kaliumin dhe i ka fërkuar ato, për një moment është ndezur zjarri. Më vonë ky zbulim ka nisur të përdoret në të madhe dhe vite më vonë është bërë e ditur se kush e ka bërë një zbulim të tillë.
Mikrovalët
Percy Spencer ishte një “gjeni i mekanikës” dhe nuk ishin shumë çudi zbulimet e tij në këtë drejtim, mirëpo në 1945 atij i ndodhi një e pazakontë në xhepin e tij. Spencer kishte një qokollatë në xhep e cila si pasojë e nxehtësisë ishte shkrirë, dhe kur ai e vërejti këtë mori mjete nga puntoria e tij duke i improfizuar në formën e xhepit dhe duke i shtuar elektrecitet për ta ngritur temperaturën, të njejtin rezultat i solli edhe ajo si xhepi, pastaj e konstruktoi më mirë dhe i la emrin mikrovalë, duke e kthyer atë aksident në një mjet shumë të nevojshëm sot./gazetametro.net