Loading…

Zbaton politikat e Vuçiqit, paditet në gjyq

  • 16/04/2018 | 13:32

Zbaton politikat e Vuçiqit, paditet në gjyq

Lidhur me punimet e të ashtuquajturës ‘Lugina e Diellit’ në veri, ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka thënë se Inspektorati i Ministrisë ka kryer mbikëqyrje me proces verbal në Drejtorin e Urbanizmit në Zveçan, me ç ‘rast ka kërkuar nga kjo drejtori që të prezantojë dokumentacionin teknik rreth ndërtimit në fjalë.


Sipas saj, Drejtoria e Urbanizmit në ditën e inspektimit nuk ka qenë e gatshme të ofrojë dokumentacionin e kërkuar nga Inspektorati i MMPH-së, andaj është urdhëruar që Drejtoria e Urbanizmit të sjellë dokumentacionin e kërkuar në Ministrinë e Mjedisit në afatin e caktuar.Ndonëse, as kësaj kërkese komuna e Zveçanit nuk i është përgjigjur, sipas ministres Reshitaj ka pasur shkelje të ligjit.

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se për ndërtimin e një kolonie që quhet “Lugina  Diellit”, komuna e Zveçanit nuk po ofron dokumentet e nevojshme për të treguar se çfarë po ndodh në atë pjesë, shkruan indeksonline.

Madje, ai tha se padia e MMPH do të ‘myket’ në sirtarët e gjykatave, sepse siç tha ai, komuna e Zveçanit i zbaton politikat e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ajo ka thënë se e kupton shqetësimin e deputetit Berisha dhe qytetarëve të Kosovës, por sipas saj,  politikat e gabuara të Serbisë, sidomos viteve të fundit janë të involvuara drejtpërdrejt edhe në këtë problematikë, “Luginën e Diellit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë