Loading…

‘Zbatimi i marrëveshjes për energjinë në veri nuk do të jetë i lehtë’

  • 02/07/2022 | 23:51

‘Zbatimi i marrëveshjes për energjinë në veri nuk do të jetë i lehtë’

Rrymën e shfrytëzojnë, por që nga paslufta pagesë për këtë shërbim nuk kanë kryer ndonjëherë.


Megjithatë, banorët me shumicë serbe në Veri të Mitrovicës, pritet që së shpejti do të paguajnë për këtë të fundit.

Por, për implementimin e saj, duket se dikush është skeptik.

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, deklaroi se implementimi i në veri nuk do të jetë i lehtë.

Ndërkohë, qytetarët në veri tashmë kanë mundësi të zgjedhin edhe furnizuesin për energji elektrike, mes kompanisë serbe dhe KESCO-s.

Me implementimin e kësaj marrëveshje, Fejzullahu poashtu thotë së priten edhe gjëra pozitive.

Një ndër to është zhbllokimi i dy linjave interkonektive të transmisionit mes Kosovës dhe Serbisë që do të thoshte më shumë të ardhura për KOSTT-in.

Kreu i bordit të ZRRE thotë se me faturimin e energjisë në veri pritet të ulet edhe kërkesa për energji, që sipas tij, ishte rritur me 30% viteve të fundit, ku në mënyrë ilegale prodhohen edhe kriptovaluta.

Si pasojë e këtyre përdorimeve, dimrin e kaluar, Kosova kaloi në një gjendje të jashtëzakonshme energjetike ndërsa zona të caktuara mbetën pa furnizim me energji elektrike për ditë me radhë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë