Mike Maignan ka zbarkuar në Milano dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me “Rossonerët” sot.
“Calciomercato.com” raportoi se portieri francez kishte arritur një marrëveshje me “Rossonerët”.
Portieri i kampionëve të Francës ‘Lille’ arriti të hënën në Prishtinë, ndërsa sipas Gianluca Di Marzio ai do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore me ‘rossonerët’ të martën në mëngjes.
Maignan do të bashkohet me Milanin për një çmim prej 15 milionë euro nga Lille dhe do të nënshkruajë një kontratë prej 3 milionë eurove në vit për pesë sezonet e ardhshme.
Kalimi i tij në Stadio San Siro e shtyn Gigio Donnarumma më larg Milanit. /gazetametro.net