Loading…

Zana Avdiu thotë se Ragip Xhaka e kërcënoi publikisht

  • 05/12/2022 | 22:08

Zana Avdiu thotë se Ragip Xhaka e kërcënoi publikisht

Aktivistja Zana Avdiu i ka reaguar babait të Granitit, Ragip Xhakës lidhur me deklaratën që ai e bëri mbrëmë në emisionin ‘Favorit’, pasi ajo e cilësoi si akt prej rrugaçi veprimin e futbollistit ndaj Serbisë, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ka pretenduar se Ragip Xhaka e ka kërcënuar publikisht, teksa thotë se i njëjti nuk e ka kuptuar postimin e saj.

“Me vjen keq që zoti Xhaka me kercenoi publikisht. Më vjen keq që nuk e ka kuptu statusin. Më vjen keq që nuk është ndalur ta mendoj dhe ta kuptoj se cka po thotë. Vala më e rëndë e mesazheve ka ardhur pas reagimit të tij. Mua më vjen keq që një prind del të fjalë në emër të djalit të tij që është i rritur”, tha ajo në ‘Pressing’.

Në anën tjetër, Xhaka mbrëmë tha se është ”turp” për aktivisten që t’i mbrojë tezat e Serbisë, derisa theksoi se ”po më vjen keq si një femër me shkru një fjali”.

“Nuk jam njeri i televizioneve e i kamerave. Jam njeri i sakrificës, i punës dhe burgjeve. Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkujtoj. Një: t’i tregoj se kush jam. Ajo kurr mirret me një fjalë rrugaq, t’i vjen turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria. I kundërvbihet një djali që ështqë gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenar. I thotë Granitit rrugaq. Po më vjen keq si një femër me shkru një fjali. Më së pari të ma tregon fjalën rrugaq. Ndoshta prej efektit mundesh me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë. Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti uk e ka bo gjestin politik as shovinist as asgjë. Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkon, as me sha kërkon. Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (e ka fjalën për Serbinë) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, tha Ragip Xhaka të dielën në T7. /gazetametro.net

Avdiu e quajti Granitin rrugaç, reagon ashpër Ragip Xhaka

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë