Loading…

Zaharova: Po tentojmë t’i ndihmojmë Serbisë sepse na lutë

  • 28/03/2019 | 14:38

Zaharova: Po tentojmë t’i ndihmojmë Serbisë sepse na lutë

Moska i sheh problemet me të cilat ballafaqohet Serbia dhe provon të ndihmojë për atë që Beogradi i lutet, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së punëve të jashtme të Rusisë Marija Zaharova, transmeton Gazeta Metro.net.

Gazeta beogradase “Danas” bën të ditur se ajo kështu është përgjigjur në pyetjen e Dejan Bericit, i cili është prezantuar si gazetar i një portali rus, përdnryshe është shtetas serb i cili si snajperist ka luftuar në Donbas, në Ukrajiinë në anën e krynegritësve prorusë.

Ai e ka pytur Zaharovën si a mendon Moska se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic është “kalë troje” në duart e Perëndimit.

Ai po ashtu ka thënë se “qeveria e Serbisë dhe e ashtuquajtura opozitë janë njerëz të cilët punojnë për perëndimin”.

“Nisemi prej asaj se sipas lutjes së Serbosë, e cila është e bazuar në interesat e popullit serb, mbrojmë bazat e të drejtës ndërkombëtare rreth Kosovës, e bëjmë këtë me vite, me këtë rast nuk e bëjmë këtë për shkak të interesave tona, por me lutjen e Beogradit. Ndërsa, sa i përket udhëheqjes, të cilën e zgjedh populli, këtë pyetje bëjani atij”, ka thënë Zaharova.

Gazeta beogradase bën të ditur se Beric për mediet ruse ka thënë se është shtetas i Serbisë dhe kërcënohet me 17 vjet burgim për shkak të pjesëmarrjes në operacione ushtarake në territor yë shtetit të huaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë