Deputeti nga NISMA për Kosovën, Zafir Berisha siç duket e ka mjaft të vështirë që të formojë një fjali të vetme pa bërë gabime bazike të drejtshkrimit në gjuhën shqipe.
Berisha që është mjaft i zëshëm në kundërshtimin e qeverisë së vendit lehtë mund të tërheqë vëmendjen me statuset e tij në Facebook.
Në një status të datës 4 nëntor, Berisha shkruan:
‘’… që në jetë publike vjen nga kazanët e mbeturinave të Spitalit Gjinekologjikë vazhdon shpifjet e sajura në adres time nga pjestar të bandave që e kan kapur shtetin e që rrijetin socialë fb me atdresa të falsifikuara e shfrytëzojn për propagandë të ulët kundër meje.’’
Ndërsa, përveç gabimeve drejtshkrimore Berisha duket të bëjë edhe gabime përmbajtësore, raporton gazetametro.net
Në një postim tjetër të po të njejtës datë ai ka shkruar:
‘’Mbësthetja për prodhuesit vendor është prioritet i prioriteteve në Kosovën e dërmuar nga kapsit e shtetit…’’.
Se çka ka menduar ai me ”prioritet i prioriteteve” nuk është e qartë.
Zafir Berisha është deputet i Kuvendit të Kosovës me gjithsej 4,608 vota./gazetametro.net