Loading…

Zafir Berisha 4 mijë euro borxh komunës së Prizrenit

  • 24/05/2017 | 13:18

Zafir Berisha 4 mijë euro borxh komunës së Prizrenit

Zafir Berisha, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, nuk po ia paguan komunës së Prizrenit më shumë se 4000 euro në emër të tatimit në pronë.


I kontaktuar nga “Zëri”, Berisha konfirmon se ka borxhe të papaguara në emër të tatimit në pronë.

“Po kam menduar qe kam më shumë. Edhe unë jam Kosovë. Ne këtë shtet kriminal që udhëhiqet nga bankat shume pak borxh kam në tatim në pronë. Para një muaji e kam bë një pagesë. Përgjigjja është që edhe unë jam Kosovë, si krejt qytetaret e Kosovës që kanë vështirësi me mbijetua në këtë shtet që udhëhiqet nga njerëzit e poshtër edhe unë jam i barabartë me të gjithë, por realisht kam menduar që kam më shumë borxh”, ka thënë Berisha për “Zëri”.

Zafir Berisha ishte nga themeluesit e PDK-së në Prizren, për shumë vite anëtar i Kryesisë së Degës, sekretar dhe 5 vjet edhe kryetar i saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë