Loading…

Zaev tregon se si ka ndodhur rrahja e Ziadin Selës (Video)

  • 05/05/2017 | 08:57

Zaev tregon se si ka ndodhur rrahja e Ziadin Selës (Video)

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka rrëfyer ngjarjet që ndodhën të enjten e kaluar në sulmin e dhnshëm nga kriminelët maqedonas në Kuvend.


Zaevi në Click Plus në RTV 21 në Maqedoni ka thënë se as ai nuk e ka ditur se si ndodhi ngjarja me Ziadin Selën, por sipas tij gjatë vizitës tek Ziadin Sela në Spitalin e Tetovës, vetë Sela ia ka treguar gjithë storjen e ngjarjes makabre.

“As unë nuk e kam ditur se si ka ndodhur e gjithë ngjarja, pasi Ziadin Sela ishte pas meje dhe para kamerave. Sot kam marrë përgjigje nga vet ai, pasi nuk e kam ditur se përse u nis ai për të dalë”, ka thënë lideri i LSDM’së, Zoran Zaev.

Ai ka treguar edhe të vërtetën që ia ka treguar vetë Ziadini sot gjatë vizitës së tij në spital.

“Ai më tha kështu. Kolegë pash që situata ishte e tensionuar për një moment, dhe besova nëse shkoj unë do t’ju lirojë edhe juve. Unë jam Ziadin Sela. Tek unë ishte drejtuar zemërimi i madh nga këto njerëz. Dhe ai ka menduar se vërtetë do na ndihmojë neve, dhe sigurisht ka arsye për këtë. Ai ka parë se mund të del, dhe këtu ai është pritur dhe është rrahur, pasi ai ishte i gjakosur në kokë teksa ishte afër meje”, thekson Zaevi.

Zaevi poashtu ka treguar edhe për trimërinë e Ziadin Selës, që sipas tij, lideri i LR-PDSH’së, është hero.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë