Loading…

Zaev paraqet emrat e Qeverisë së re

  • 30/05/2017 | 15:36

Zaev paraqet emrat e Qeverisë së re

Zoran Zaev paraqiti në Kuvendin e Maqedonisë listën e përbërjes së kabinetit të ri dhe programin qeverisës.


Ekzekutivi i ri do të angazhohet për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike u shpreh kreu i LSDM-së. Republika e Maqedonisë të ecë përpara dhe qytetarët e saj të kenë një jetë më të mirë.

Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Marrim përgjegjësi që t’i zbatojmë të gjitha reformat që janë pjesë e Marrëveshjes së Përzhinës, deklaroi Zaev. Njeriu që do të marrë frerët e qeverisë u zotua gjithashtu të vërë në fokus të ekzekutivit rritjen ekonomike e premtoi rritjen e pagës minimale.

Ndër prioritetet e qeverisë së Zaevit do të jetë dhe zhvillimi i barabartë rajonal. Reforma më e madhe megjithatë do të mbetet ajo në sistemin gjyqësor.

Seancën parlamentare, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri e nisi në Gjuhën Shqipe, çka solli një përplasje verbale me deputetet e VMRO-DPMNE-së. pas kësaj, Xhaferri theksoi se deri në miratimin e ndryshimeve të ligjit për përdorimin gjuhëve, seancat do t’i drejtojë në gjuhën maqedonase.

Qeveria duhet të zgjidhet dy ditë pas fillimit të seancës, më e shumta deri mesnatën e së mërkurës. për këtë nevojiten votat e te paktën 61 deputeteve. Ndërkohë LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, kanë së bashku 62 deputetë në Kuvendin 120-anëtarësh. Dy partitë politike shqiptare do drejtojnë 7 ministri dhe një dikaster pa portofol.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë