Loading…

Zaev i kundërpërgjigjet Serbisë për Kosovën

  • 22/08/2017 | 14:39

Zaev i kundërpërgjigjet Serbisë për Kosovën

Republika e Maqedonisë është e vendosur në ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore me Republikën e Serbisë, por edhe më vendet tjera të rajonit. Kështu është përgjigjur Qeveria e kryeministrit, Zoran Zaev lidhur me vendimin e Qeverisë së Serbisë, për të tërhequr të gjithë stafin e Ambasadës së saj në Shkup.

“Qeveria e Maqedonisë mbetet fuqimisht e përkushtuar për zgjidhjen dhe jo krijimin e problemeve, me qëllim forcimin e fqinjësisë, bashkëpunimin dhe partneritetin me Republikën e Serbisë, si dhe me vendet tjera në fqinjësi. Jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme që rajoni me vendosmëri të ecë përpara”, ka kumtuar Qeveria.

Në komunikatën e Qeverisë të publikuar sot në Facebook nga kryeministri Zoran Zaev, nuk komentohen akuzat e Beogradit, për siç thuhet, “veprimet e kundërzbulimit ndaj Serbisë” dhe se kush mund të jetë i implikuar në këtë çështje.

Megjithatë siç thuhet në komunikatë, “Qeveria e Republikës së Maqedonisë, duke mos sjellë konkluzione të përshpejtuara, i përshëndet paralajmërimet e Beogradit zyrtar për ruajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe për kthimin e gjendjes në korniza të zakonshme”.

Qeveria gjithashtu nuk ka komentuar as mesazhet e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç se Serbia mund të ndryshojë politikanë e saj për emrin e Maqedonisë, nëse voton për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Shefi i diplomacisë, Aleksandar Dimitrov i pyetur nëse Maqedonia është përgjegjëse për përpjekjen e re për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO ka thënë se “Maqedonia nuk mund të jetë përgjegjëse për çështje që janë shumë të rëndësishme dhe që mund të shërbejnë si grindje tek fqinjët tanë”.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq para disa muajve kishte deklaruar në Athinë se Beogradi ka gabuar kur në vitet e 90-ta kishte vendosur të njihte Maqedoninë me emrin e saj kushtetues.

Deklarata e Daçiqit kishte të bënte me vendimin e Maqedonisë për të votuar në favor në anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. /REL/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë