Zoran Zaev mbetet i sigurtë se shqiptarët nuk do të bashkëpunojnë me regjimin e Gruevskit që është servuar për 15 vite me rradhë në Republikën e Maqedonisë. Githashtu, ai ka potencuar haptas se është i gatshëm që të ulet në bisedime me partitë shqiptare dhe nuk bënë asnjë dallim mes tyre.
“Jemi të hapur për bisedime me partitë shqiptare. Pa dallime. Jam i bindur se partitë shqiptare s’do të bashkëpunojnë me regjimin”, ka thënë Zaev.
Ai më tëj shton se duhet të mbrohet dhe respektohet vullneti i qytetarëve, po ashtu thekson se liderët janë ata që duhet të mbajnë përgjegjësi që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe se partitë obligohen që të bëjnë reforma. Gjithë ato që koalicionojnë më VMRO-DPMNE sipas tij janë pro regjimit. Zaev hedh poshtë tezën se ekzistojnë ide për kantonizim dhe federalizim.
“Do ta mbrojmë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët u deklaruan për jetë dhe ndryshime. Më 11 dhjetor fitoi koncepti i bashkimit kundër ndarjeve. Përgjegjësi kanë liderët, nëse liderët nuk respektojnë vullnetin e qytetarëve. Partitë obligohen për reforma. Ata që koalicionojnë me VMRO-DPMNE do të thotë se janë pro regjimit. Nuk ekziston ide e kantonizimit dhe federalizimit. Këto ide ekzistojnë vetëm në kokën ë Nikolla Gruevskit”, tha mes tjerash lideri i LSDM-së Zoran Zaev.