Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Zurich të Zvicrës ka reaguar ndaj ministrit të Shëndetësisë duke e quajtur “ministër mindili”, shkruan Gazeta Metro.
Ai e ka pyetur Vitinë se çfarë studimi ka bërë ministri Vitia që ka ardhur në përfundim t’i fajësojë mërgimtarët se e rritën numrin e të infektuarve.
“Apo u koordinove me Presidenten dhe ajo të këshilloj që fajin t’ia hudhni diasporës për keq menaxhimin tuaj. Meqenëse ju pa asnjë fakt të vetëm akuzoni publikisht diasporën atëherë ju më bëni të dyshoj tek ju dhe kryeminstri.”, ka shkruar ai.
Ky është postimi i tij:
Z.Ministër “mindili” Vitia çfarë studimi keni bërë ju çfarë fakte keni ju si minsitri që keni ardhur në këtë fajsim të mërgimtatëve se ata e rriten numrin e të infektuarëve me Covid-19 në Kosovë. Apo u koordinove me Presidenten dhe ajo të këshilloj që fajin t’ia hudhni diasporës për keq menaxhimin tuaj.
Meqenëse ju pa asnjë fakt të vetëm akuzoni publikisht diasporën atëherë ju më bëni të dyshoj tek ju dhe kryeminstri.
Nëse nisem në një logjik të thjesht duke ditur situatën në Kosvë, vaksinat kanë arritur në qershor dhe ka qenë një numër simbolik i vaksinave dhe deri në korrik dhe gusht kanë qenë shumë pak të vaksinuar dhe duke nisur nga fakti se e dijm gjendjen e spitaleve në Kosovë dhe më e rënda duke lëshuar teste pa kontroll, fallco me rezultate negative me Covid-19, mos ndoshta ju qëllimisht i keni fshehur rastet pozitve me Covid-19 për arsye që të hapet vendi të vin diaspora për me pas një rritje në buxhetin e shtetit dhe nëse del situata nga kotrolli siç ka dal, tani e fajsojnë diasporën dhe ata na kanë votuar më shumë dhe e pranojnë fajin edhe pse nuk e kanë.
Si keni mundur të luani me jetrat e qytetarëve që ua dhanë besimin juve?
Ministër, jepni dorëheqje ju edhe shoku juaj Albin Kurti, nuk keni dijeni e as nuk keni idenë më të vogël se si duhet të udhëhiqet shteti, e si duhet mbrohet shëndeti i qytetarëve. Kurrë nuk është vonë.