Loading…

Ymeri: Rrëzimi i qeverisë është domosdoshmëri

  • 09/05/2017 | 20:42

Ymeri: Rrëzimi i qeverisë është domosdoshmëri

Meqë shteti tash e një kohë ka stagnuar, mbajtja e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht rënia e qeverisë është domosdoshmëri.


Këtë për Rubikon të KTV-së e tha kryetari i LVV-së, Visar Ymeri.

“Largimi i kësaj qeverie përmes Kuvendit është domosdoshmëri edhe e kohës dhe e shtetit”, ka thënë ai.

“Rrëzimi i kësaj qeverie është i domosdoshëm dhe zgjedhjet sipas mendimit tim janë zgjedhjet më të rëndësishmet të Republikës së Kosovës”, shtoi tutje Ymeri.

Kjo sepse sipas Ymerit vendi në këtë periudhë kohore është ballafaquar me çështje të mëdha të cilat njëkohësisht kanë bërë që shteti të stagnojë.

Ymeri thotë se qytetarët kanë mundësinë që ta shprehin në zgjedhje atë që e shprehën në peticionin e vitit 2015.

Lideri i Vetëvendosjes thotë se kjo lëvizje ka rritje dhe kjo, sipas Ymerit, është e dukshme në punën që po bëhet dhe jo vetëm sipas sondazheve.

“Sondazhet janë një lloj orientimi dhe pse jo 100% i saktë i asaj se kah po lëvizë opinioni i qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë