Loading…

Ymeri – Qeverisë: As mos e mendoni ta shitni Kosovën, thirrini mendjes

  • 21/02/2017 | 15:39

Ymeri – Qeverisë: As mos e mendoni ta shitni Kosovën, thirrini mendjes

Kthimi i çështjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, dhe më pas miratimi i kësaj marrëveshje, po vazhdon të kundërshtohet ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje.


Edhe sot, pas daljes së draftit të parë nga komisioni për matjen e territorit, kanë reaguar zyrtarë të kësaj lëvizje.

Visar Ymeri, shkruan se kjo marrëveshje është duke u imponuar dhunshëm dhe kjo do ta thelloj edhe më tepër krizën politike dhe rris pakënaqësitë qytetare në Kosovë.

Ymeri ka thënë se po rritet numri i ekspertëve që po kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga Qeveria, të cilës, lideri i VV-së i ka bërë thirrje që ta heq demarkacionin si kusht për liberalizim të vizave.

“Numri i ekspertëve që po e kundërshtojnë versionin e demarkacionit të propozuar nga qeveria vetëm po shtohet. Profesorë, studiues, profesionistë të gjeografisë, topografisë e marrëdhënieve ndërkombëtare po këmbëngulin që ky demarkacion është gabim, për të mos thënë krim, sepse ia heq Kosovës një pjesë të tokës së vet”, shkruan Ymeri, përcjell Gazeta Metro.

Ai, çuditet se si vetëm Kosovës i është vënë demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave, derisa ka shtuar se dikush ka lobuar që demarkacioni të jetë si kusht.

“Me sa duket, dikush ka bërë lobing që Kosovës t’i vihet edhe ky kusht, që të vështirësohet argumenti opozitar. Por sa veta do të ishin në gjendje të falnin shtëpinë e tyre e të mbesnin të pastrehë, në këmbim të liberalizimit të vizave? Kjo do të ishte e padrejtë. Ne vizat i duam sepse duam të jemi të barabartë me të tjerët, dhe t’i gëzojmë të drejtat e liritë e barabarta me të tjerët. Thelbi i të qenit evropian janë kushtet e standardet e barabarta ligjore e kontraktuale. Nuk bën të pranojmë standarde të dyfishta”, shkruan më tutje Ymeri.

Ymeri ka dhe një kritikë me mënyrën se si po sillet Qeveria, për të cilën thotë se nuk ka të bëjë fare me demokracinë, që funksionon me bindje, “por me autokracinë kriminale, e cila funksionon me forcë”.

“As mos e çoni nëpër mend ta shisni a ta dhuroni Kosovën. Ajo s’është as e pushtetit e as e opozitës. Thirrini mendjes”, shkruan tutje Ymeri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë