Loading…

Ymeri: Qeveria nëpërmjet gjuhës propagandistike po fsheh ndryshimin e Kurtit

  • 05/12/2022 | 23:16

Ymeri: Qeveria nëpërmjet gjuhës propagandistike po fsheh ndryshimin e Kurtit

Ish-bashkëpartiaku i Kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri ka thënë se për ndryshimet e kryeministrit Albin Kurti, ku ka thënë se pushteti i Kurti është shumë i shkathet në “gjuhen propagandistikë” që t’i mbulojë dështime qeverisë.


Më tej ai ka thënë se debat janë të nevojshme për të diskutuar edhe zbërthyer ndryshimet që qytetarët të jenë të informuar për ndryshimet.

“Jo çdo herë ndryshimet janë të dukshme dhe kur është i dukshëm pushteti Kurtit e ka mundësin nëpërmjet gjuhës propagandistike me mbulua ndryshimin. Edhe këtu ka një farë dallimi në shoqërinë kosovare në mes të fjalëve që ia besojnë politikanit edhe veprave që nuk ja shohin ose nuk munden me analizua”, ka deklaruar Ymeri,RTV Dukagjini.

Sipas, Ymerit, Kurtit i takon përgjegjësia e llogaridhënies pse i ka realizuar ose nuk i ka realizuar premtimet apo mos premtimet e caktuara jo analisteve.

“Po me dal me thënë se kjo është çfarë ka dashur Partia Lëvizja Vetëvendosje e me vepruar të kundërt e asaj që ka fol LVV-ja është hipokrizi e madhe dhe patolerueshëm. Ma shumë se sa ndryshimi i Albin Kurti është fshehja e ndryshimit që po i bënë qeverisja e LVV-së së bashku me Kurtin këtij ndryshimi”.

Ymeri ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti II, janë të ngjashme me qeveritë e kaluar por vetëm retoriken e kanë atë që kanë pasur në opozitë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë