Loading…

Ymeri: Nuk e lejojmë Demarkacionin

  • 08/05/2017 | 18:10

Ymeri: Nuk e lejojmë Demarkacionin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka përsëritur edhe njëherë se s’ka kurrfarë gjase që të kalojë marrëveshja për Demarkacionin e aq më pak të zbatohet ajo, për shkak se Vetëvendosja nuk do ta lejojë.


“Ne jemi mbledhur këtu për të thënë edhe njëherë që s’ka asnjë mënyrë që Demarkacioni të kalojë dhe s’ka asnjë mënyrë që marrëveshja për Demarkacionin të zbatohet”, pohoi Ymeri në një tubim mobilizues të Vetëvendosjes.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se Demarkacioni në Kuvend do të procedohet pas të mërkurës, kur fillimisht është seanca për mocionin e mosbesimit për qeverinë të iniciuar nga partitë opozitare në Kosovë.

Por, Ymeri ka thënë se takimet e fundit në mes të anëtarëve të koalicionit – Isa Mustafës të LDK-së e Kadri Veselit të PDK-së – tregon se ata kanë një luftë mes vete, por jo për shtetin, por për pushtetin, apo siç është shprehur Ymeri, për karrige.

“Kjo qeveri ka pasur plane jashtëzakonisht të rrezikshme pr Republikën e Kosovës. Por, këto plane u ndalën për shkak të angazhimit tonë, të vetëdijesimit të popullit, dhe për shkak të akteve të tradhtisë të kësaj qeverie. Sot qeveria u zmbraps edhe njëherë”, pohoi Ymeri.

Ymeri ka vazhduar duke përmendur, siç ka thënë ai, të këqijat që qeverisja e kryeministrit Isa Mustafa, ia shkaktoi Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë