I pari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, në tryezën e organizuar nga kjo parti ka thënë se me ligjin për FSK-në nuk po bëhet Ushtria siç pritej, por, siç ai u shpreh vetëm po i zgjerohen kompetencat FSK-së.
Ymeri ka thënë se që prej çlirimit të Kosovës vazhdimisht është premtuar formimi i Ushtrisë. Sipas tij para zgjedhjeve të vitit 2014 ishin sjellë disa amendamente kushtetuese që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura, përcjell gazetametro.net
“Në atë kohë Qeveria e Kosovës u tërhoq vet nga ato amendamente kushtetuese. Edhe atëherë këto amendamente u sollën pak para zgjedhjeve”, ka thënë ai ndër tjeras në konferencën e cila po vazhdon të mbahet.
Sipas Ymerit Vetëvendosje ka kërkuar që të silleshin në Kuvend ato amendamente dhe mos të vazhdoheshin ulëset e rezervuara për pakicat.