Lëvizja Vetëvendosje mbajti mbledhjen e XXVI-të të Këshillit të Përgjithshëm ku kryetari i kësaj partie Visar Ymeri foli për ngjarjen e 28 Nëntorit të vitit të kaluar.
Ai shpjegoi tutje edhe arsyen se pse po e kujton atë ditë tani.
“Sepse ky kapërcim cilësor nga qeveria në regjim nuk u ndalë aty. Ai u thellua. U egërsua. Dhe u zgjerua.’’, tha i pari i Vetëvendosjes.
Në fjalën e tij ai nuk la pa përmendur edhe rëndësinë që ka shtimi i përkrahjes së partisë së tij nga populli, raporton gazetametro.net
“Rritja e lëvizjes Vetëvendosje është rritje e mundësisë sonë. Por edhe rritje e mundësisë për Kosovën‘’, shtoi ai.
Ymeri ka folur edhe për mashtrimet, kërcënimet dhe shantazhet që sipas tij i kanë bërë Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Isa Mustafa./gazetametro.net